75 Mall Live Search
20:50 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / C E

ZYRTARE: Endrit Hysenagolli rikthehet në KB Bashkimi

Bashkimi ka nënshkruar me qendrën shqiptare Endrit Hysenagolli.

Endriti rikthehet në Prizren pasi edhe më parë kishte luajtur për dy sezone.

Ky është njoftimi i klubit:

ZYRTARE: Endrit Hysenagolli rikthehet në KB BashkimiQendra shqiptare që ka djersitur fanellën e Bashkimit gjatë viteve 2014/16, i është rikthyer ngjyrave portokall-e-zi përsëri.Ai vjen nga skuadra Goga Basket, për të cilën ka luajtur së fundi, dhe do të jetë forcë shtesë nën koshin e skuadrës sonë.