75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Tollovi e madhe në Çarshi të Gjakovës, policia shpërndan qytetarët

Qytetarë të shumtë janë parë në Çarshi në komunën e Gjakovës pak para se të mbyllen kafenetë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë rast është dashtë që furcat policore të ndryhyjnë në këtë pjesë për shkak të tollovisë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline dëgjohen policët duke dhënë sinjal që të shpërndahen qytetarët.

Komuna e Gjakovës bën pjesë në zonën e verdhë ku operatorët ekonomikë kanë të drejtë të punojnë deri në ora 18:00. Por nga nesër me masa të reja do të kenë mundësi të punojnë deri në ora 20:00./IndeksOnline/