75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Limaj ngre alarmin po rrezikohen themelet e shtetit të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova nuk është në rrezik. Ai ka thënë se shtetësia asnjëhere s’ka qenë në rrezik.

Kosova, sipas Limajt, është në kaos.

Lideri i Nismë thotë se asnjëhere vendi s’ka qenë në situatë më të vështire.

“Po fillojmë me pandeminë, ekonmomia është rënduar së tepermi. Pasojat e pandemisë do t’i shohim për disa vite. Klasa politike sillet më shumë papërgjegjësi dhe nuk i ulin shpatat në temat nacioonale. Kosova asnjëhere s’ka qenë më keq. Ne mund të ja bëjmë qefin vetit. Si është e mundur që Kosovës nuk po i hiqen vizat. Sjellja ynë e papergjegjshme rreth dialogut. Ne e bëjmë betejën nëpër studio”, ka thënë Limaj në televizionin publik.

Më tutje ai ka thënë se ne jemi në bankën e të akuzuarit si Kosovë, drejtuesit e luftës dhe shtetndërtimit janë në Hagë.

“Ne nuk e kemi kontestimin e shtetit të Kosovës vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Sot po rrezikohet qenësia e shtetit të Kosovës. I gjithë establishment serb janë ngritur në këmbë në restaurimin e të kaluarës serbe. Kosova po sulmohet në të gjitha anët. Sot është në mode urrejtja, sa më shumë urrejtje, sharje e shpifje mbledh më shumë idhtar. Asnjëhere Kosova s’ka pas më shumë media, por në mënyre paradokse asnjëhere qytetarët s’kanë pas informacione të sakta”, ka shtuar Limaj.

Kreu i Nismës ka thënë se po rrezikohen themelet e shtetit të Kosovës, prandaj edhe ai ka thënë se ky ka më qenë koncepti.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve kujdes se nga po rreshqasin.

“Para tri viteve kam thënë. Kur prodhohen këso rezultate kurrë s’do të ketë institucione të mira. Nisma do të angazhohet që të hetohen të gjitha krimet e kryera në Kosovë, si dhe në përfundimin e dialogut Kosovë –Serbi”, ka theksuar Limaj.