Qytetarët e Prizrenit kundërshtojnë Haskukën për mosdekorim të qytetit, vendosin pankarta

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ka vendosur që të mos e zbukuroj qytetin për festat e fundvitit, shkruan IndeksOnline.
Por qytetarët kanë marrë një vendim të përbashkët për t’i dhënë pak “ngjyrë” qytetit të bukur.

Ata kanë vendosur t’i kundërpërgjigjen kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, për këtë vendim duke vendosur disa pankarta në pjesë të ndryshme të Prizrenit.

“Urime Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri”, thuhet aty./IndeksOnline/


