Nëna leopard i mëson këlyshët si ta kalojnë rrugën, videoja bëhet hit

Nganjëherë, incidente mahnitëse ndodhin në momente të papritura. Një incident i tillë i këndshëm është sjellja e papritur e kafshëve të egra. Disa sjellje të tyre, na bëjnë të mendojmë se ato nuk janë thjeshtë kafshë.
Një video, e ngarkuar në YouTube, është bërë hit në rrejte sociale për një arsye të këndshme, transmeton Lajmi.net. Në videon e publikuar, një leopard tregohet shumë e kujdesshme duke e kaluar rrugën, pasi gjithmonë mban kontakt me sy me veturat që kalojnë. Papritmas, njëri nga këlyshët e saj u ndal në mes të rrugës, duke e detyruar nënën të kthehet.
Me ndihmën dhe mësimin e nënës leopard, që të tre këlyshët kaluan rrugën në mënyrë të sigurt. Shikojeni videon mahnitëse: