31 vjetori i LDK-së, Isa Mustafa thotë se partia e tij do jetë formacioni kryesor politik në vend

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës shënon 31 vjetorin e themelimit të partisë.
E me këtë rast kryetari i saj, Isa Mustafa ka uruar gjithë anëtarësinë, udhëheqësin dhe simpatizantët e këtij subjekti politik.
Mustafa përveç që ka kujtuar themeliuesin e LDK-së, Ibrahim Rugova ka shprehur bindjen e tij që në këtë kohë kur jemi në prag të zgjedhjeve të reja, partia e tij do të jetë formacioni kryesor politik në vend.
“LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Komunikata e Plotë: