75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / k.v

Kapet hajni në flagrancë

Është arrestuar një person në Shkabaj të Obiliqit, pasi kishte hyrë në objektin e viktimës dhe kishte tentuar të vjedhë disa shufra alumini në vlerë rreth 700 euro.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja e rëndë në tentativë ka ndodhur të martën rreth orës 15 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/