75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Në Gjakovë vëllau keqtrajton fizikisht motrën, ajo refuzon tretman mjekësor

Është arrestuar mbrëmë një person, në Gjakovë.

Policia e Kosovës  njofton se ai dyshohet ta ketë keqtrajtuar fizikisht motrën e tij, transmeton IndeksOnline.

Ajo s’ka pranuar trajtim mjekësor, derisa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë 21.12.2020 – 23:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ai ka keqtrajtuar fizikisht motrën e tij femër kosovare së cilës i është ofruar trajtim mjekësor, por s’ka pranuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/