Masat e reja shtrënguese në Çeki, që do të hynë në fuqi nga 27 dhjetori

Që nga data 27 dhjetor 2020 deri më 10 janar 2021, në Çeki, do të jenë në fuqi masa të reja shtrënguese, duke kaluar në shkallën e 5-të, atë me rrezikshmëri më të lartë të sistemit antiepidemik(PES).
Kështu do të jenë të mbyllura dyqanet, shërbimet, qendrat e skive, objektet sportive dhe muzetë. Do të vazhdojnë të jenë të hapura dyqanet që shesin mallra thelbësore si: ushqime, mallra higjienike dhe kozmetike, dyqanet e kafshëve dhe farmacitë.
Restorantet do të vazhdojnë të kenë të drejtën të shesin ushqime vetëm përmes sporteleve të shpërndarjes. Gjithashtu, nga ora 21.00-5.00 do të hyjë në fuqi ndalimqarkullimi.
Ndërsa, shkollat që do të hapeshin më 4 janar 2021, duhet t’i kthehen mësimit në distancë, me përjashtim të nxënësve të klasave të para e të dyta.