75 Mall Live Search
17:23 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Dr.Afrim Tasholli vdes nga COVID-19

Si pasojë e COVID-19, ka vdekur në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji, Dr.Afrim Tasholli.

Ky është njoftimi i Odës së Mjekëve:

Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.