S’ka si Drita, 2020-tën e kurorëzojnë me çmimin ‘klubi më i mirë’

Drita është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ekipi nga Gjilani u shpall kampion për herë të 3-të në histori të klubit.
Skuadra e Ardian Nuhiut fitoi të drejtën të garojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Drita shkruajti historinë duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që depërtoi në rrethin e 3-të kualifikues të Ligës së Evropës.
/Indeksonline/