75 Mall Live Search
18:35 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ Bashkëtdhetarët sonte po hasin në kolona në pikën kufitare Slloveni-Kroaci

Edhe sonte bashkëatdhetarët po hasin në kolona të gjata në pikat kufitare.

Pavarësisht rrugës së gjatë që kanë marrë drejt vendlindjes, diaspora, po detyrohet të presin për shkak të kontrollave, ku po krijohet edhe kaos.

Radhë të gjata të makinave janë krijuar në pikat kufitare Hungari-Serbi, e cila përgjatë gjithë javës thuajse ishte e tillë, por sonte mërgimtarët po presin edhë në pikën kufitare Slloveni-Kroaci.

Pamje nga vendi pika kufitare Slloveni-Kroaci, dërguar nga një lexues në adresë të Indeksonline, i cili ka thënë se ka dy orë që makinat s’po lëvizin nga tollovia, teksa janë nisur nga Zvicra për në Kosovë.