75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Detaje nga aksioni antidrogë: Arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë dhe janë konfiskuar mbi katër kilogramë substanca narkotike që dyshohet se është marihuanë.

Aksioni është zhvilluar nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë.

Të dyshuarit janë:

E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

– D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe

– F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.

Përveç substancës janë konfiskuar një veturë, para dhe telefona.

Një veturë,

• Para (2365 euro) dhe

• Tre (3) telefona.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohen rreth 4,5 kg substamcë që dyshohet të jetë marihuanëNjësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës, sot, më 23.12.2020, pas një hetimi dy mujor, ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve.

Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve.Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit:

– E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë,– D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe– F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.Gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar

:• Njëzet e dy (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram)• Një veturë,• Para (2365 euro) dhe• Tre (3) telefona.Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë.