75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj Bashkim Jupës, i cili sulmoi dy ditë më parë gazetarin Valon Syla, shkruan IndeksOnline.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti i përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.

Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale: “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se ai ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.