Hoti thotë se për tre deri në katër muaj “zhduket” pandemia
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar SHSKUK-në.
Ai fillimisht ka falënderuar të gjithë stafin shëndetësor për punë e palodhshme që nga muaji mars, pas shfaqjes së rasteve të para me Covid-19 në Kosovë.
Ai shtoi se për 3-4 muaj do të “zhduket” Covidi-19.
“Jemi para një situate të re, kur po presim që vaksina të shpërndahet, kemi bërë përpjekje që të jemi ndër vendet e para që të marrin këtë vaksinë.
Ju jemi borxhlinj pa përjashtim. Jemi në fund të kësaj pandemie, të paktën edhe 3 a 4 muaj”, tha kreu i Qeverisë në detyrë”./IndeksOnline/