Munishi e ngreh “këmbën zhagë”, ky është futbollisti që po largohet nga Ballkani

Dje dhe zyrtarish, skuadra e Ballkanit vendosi për shkarkimin e trajnerit të tyre, Ismet Munishin.
Munishi ishte pjesë e klubit nga Suhareka për një vit e gjysmë, por që nuk solli ndonjë rezultat të kënaqshëm, shkruan IndeksOnline
E me zhvillimet e fundit në klubin e Ballkanit, përveç Munisht është konfirmuar edhe një largim tjetër.
Zëvendës-trajneri, Agim Maliqi shkëputi kontratë me klubin suharekas.
Por, largime do të ketë edhe nga ana e futbollistëve, ku nga burimet e IndeksOnline mësohet se Roni Gashi është afër shkëputjes së marrëveshjes me ‘Xhebrailat’.
Shumë shpejtë pritet që largimi i tij të konfirmohet edhe zyrtarisht. Përveç Gashit pritet që të largohen edhe disa futbollistë të tjerë./IndkesOnline/