75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas aksidentit zinxhir në autostradën “Ibrahim Rugova”, krijohen kolona të gjata

Pas aksidentit zinxhir që u shkaktua në autostradën “Ibrahim Rugova”, në rrugën Suharekë-Prizren, janë shkaktuar kolona të gjata, transmeton IndeksOnline.

Pas aksidentit njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Pas këtij aksidenti është bllokuar rruga për qarkullim, derisa është ekzaminuar vendi i ngjarjes, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët që kanë qenë duke qarkulluar në atë pjesë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.