75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Itali: 505 të vdekur dhe rreth 18 mijë raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 18,040 raste të reja me koronavirus, nga 193,777 teste të kryera. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në vend, brenda ditës e humbën jetën si pasojë e Covid, 505 qytetarë. Në total, bilanci i viktimave shkon në 70,900.

Me rastet e konfirmuara ditën e sotme, dy milionë rastet e regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë tejkalohen.

Në total, Italia regjistron 2,009,317 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare.