75 Mall Live Search
19:39 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Maqedoninë e Veriut 21 të vdekur dhe 592 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona si shkak i COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2,375 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 592 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 80,407 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.