75 Mall Live Search
00:01 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Kryeministri Hoti në Katedrale, thotë se Krishtlindjet janë festë e gjithë shqiptarëve

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sonte i është bashkuar ceremonisë festive në katedralen “Shën Nëna Terezë” të kryeqytetit.

No description available.
No description available.

Ai në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se për Kërshëndella vazhdimisht ka shkuar në festë, të cilën e konsideroi si festë të të gjithë shqiptarëve,

No description available.

“Sonte është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët katolikë. Sonte këtu jam si qytetar, jo si zyrtar. Si një qytetar kam qenë vazhdimisht, në Kërshëndella. Janë festa që i festojmë së bashku gjithë shqiptarët, pa përjashtim prodhojnë mesazhin e paqes. Përçojnë mesazhin e paqes, harmonisë dhe dashurisë mes nesh”.

No description available.

Mesha e Krishtlindjes pritet të nisë pas pak me disa besimtarë të mbledhur, por më pak se zakonisht.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.