Covid, Papa Francesco :” Vaksina është dritë shprese nëse është e mundur për të gjithë”

Zbulim i vaksinës është “dritë shprese nëse është e mundur për të gjithë,” tha Papa ngjatë bekimeve në Urbi e Orbi në ditën e Krishtlindjes, duke kërkuar të shmanget që ”ligjet e tregut të jenë mbi ligjet e shëndetit”.
Në një apel të bërë drejtuesve të qeverive botërore, Ati i Shenjtë ka kërkuar që dozat e para të vaksinave t’i marrin “të varfërit dhe njerëzit në nevojë .”
“Nuk mund ta lejojmë nacionalizmin e mbyllur dhe virusin të na ndalojë së jetuari si familje”, ka thënë Papa.
“Nuk mund ta vendos veten time para të tjerëve. U lutem të gjithëve të promovojnë bashkëpunimin dhe jo konkurrencën.”
“Nuk duhet ta lejojmë veten të mbingarkohemi dhe duhet të sjellim shpresë, Papa i ka ftuar të gjithë të mendojnë se ”dhimbja dhe e keqja ” nuk janë fjala e fundit.
T’u dorëzohesh dhunës dhe padrejtësive do të thotë të heqësh dorë nga gëzimi dhe shpresa e Krishtlindjes. Në këtë ditë festive dua një mendim të veçantë të atyre që nuk e lejojnë veten të mbingarkohen nga rrethanat, por përpiqen të sjellin shpresë, rehati dhe ndihmë duke shoqeruar ata që janë vetëm dhe ata që vuajnë. Mendimet e mia u bashkohen familjeve që sot nuk mund të bashkohen dhe për ata që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi“.