75 Mall Live Search
20:52 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / Blerim

Edhe Miriam vishet njëjtë me të bijën për festat e fundvitit

Siç duket e kanë bërë trend një gjë të tillë.

Teuta Krasniqi ka hedhur fotografi në rrjetet sociale ku shihet me familjen e saj dhe çka bie në sy është fakti se ajo dhe bijat e saj janë veshur njëjtë, shkruan Indeksonline.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe Miriam Cani bashkë me vajzën e saj Amelinë.

Familja e këngëtares nga Shqipëria ka hedhur fotografi në Instagram ku shihen në një vend të dekoruar, ku u shfaqën shumë të lumtur.

Miriam dhe Ameli ishin me të njëjtën dizajn veshjeje dhe dukeshin shumë bukur nënë e bijë./Indeksonline/