A po largohet nga Arbëria? Almir Kryeziu jep një përgjigje interesante

Almir Kryeziu shkëlqeu gjatë këtij gjysmë-sezoni në Superligë me klubin e Arbërisë.
Mesfushori ishte njeriu kryesor te klubi i trajnerit Arbnor Morina, ku me paraqitjet e tij pranoi edhe ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U21, shkruan IndeksOnline
Por, se a kanë skuadra e Superligës interesim për të, IndeksOnline ka biseduar me Kryeziun ku nga ai ka marrë një përgjigje mjaft interesante.
22-vjeçari tha se ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete, por besa se një transferim i mundshëm i tij mund të bëhet jashtë vendit e jo në ndonjë klub të Superligës.
“Ende nuk ka diçka konkrete, deri me 15 janar nuk i dihet. Ka mundësi me u largu nga Arbëria por vetëm jashtë Kosovës e nëse qëndrojë në Kosovë jam në Arbëri pasi kam 2 vite kontratë me ta”, tha Kryeziu.
Kujtojmë se Kryeziu bëri debutimin e tij me Kosovën U21 në ndeshje ndaj Shqipërisë U21./IndeksOnline/