75 Mall Live Search
17:44 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Golden Eagle Ylli kalon krizën, Prishtina prek fundin

Sot u luajt dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Superligën e Kosovës.

Sigal Prishtina kishte regjistruar katër humbje dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Golden Eagle Ylli gjithashtu ka të njejtën formë katër humbje dhe një fitore, por therandasit kishin fituar ndeshjen e fundit ndaj Trepçës.

Sigal Prishtina deri më tani në 10 ndeshje të luajtura kishte plotë shtatë humbje dhe tre fitore gjithsej, formë tepër e dobët nga kryeqytetasit.

Golden Eagle Ylli në 10 ndeshje total kishte pesë fitore dhe pesë humbje.

Ndeshja përfundoi me rezultatin  78 – 73 në favor të Golden Eagle Yllit.

Lojtarët më të dalluar tek Sigal Prishtina ishin Fisnik Rugova me 19 pikë dhe Edmond Azemi me 17 pikë gjithsej.

Tek Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte C john me  16 pikë.

Golden Eagle Ylli qëndron në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Sigal Prishtina në pozitën e gjashtë me 14 pikë.