75 Mall Live Search
20:52 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

LDK e gatshme për zgjedhje, Mustafa: Do të organizohemi për fitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se sot në kryesi kanë diskutuar për zgjedhjet e reja, shkruan IndeksOnline.

Ai konsideroj se LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.

Mustafa shtoi se “do tu japim shansë gjithë atyre  që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”.

“Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre  që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM”, tha ai./IndeksOnline/