2 persona të plagosur në Podujevë, i dyshuari u përlesh me armë edhe me policinë

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për plagosje në qendër të Podujevës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku pati të shtëna me armë zjarri. Ndërsa burime të IndeksOnline mësojnë se si pasojë nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur dy persona të plagosur.
Po ashtu të njëjtat burime mësojnë se personi i cili hapi zjarr, muaj më parë ka dalë nga burgu. I njëjti madje, pasi plagosi dy personat, ka shkëmbyer plumba edhe me policinë.
Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar!