75 Mall Live Search
23:39 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Bekim Zogaj tregon se si është të referosh Barcelonën dhe Manchester United

Njëri nga gjyqtarët më të mirë shqiptar të futbollit, Bekim Zogaj ka treguar për eksperiencën e tij në ndeshjet ndërkombëtare.

Gjyqtari që referon ndeshjet e Superligës Zvicerane ka drejtuar ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Ai madje ka qenë edhe në ndeshjen e Barcelonës me Ferencvaros në Ligën e Kampionëve dhe Manchester United me AZ Alkmar në Europa League.

Ai ka treguar për emocionet që ka pasur në këto lloj të sfidave.

Pesha është më e madhe, shikueshmëria është më e madhe. Sa ma lartë që referon ka më pak telashe. Komunikimi me lojtar është më i mirë. Në kampionatin zviceran ka më shumë telashe se në Evropë”, ka thënë Zogaj në Duelin Sportiv.

Për mua ka qenë ëndërr që me ndije himnin e Ligës së Kampionëve, është ëndërr për çdo gjyqtar”, tha ndër të tjerash gjyqtari i FIFA-s.

Zogaj ka zbuluar se në rajonin e Zurichut janë rreth 100 gjyqtar shqiptar. /IndeksOnline/