75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

I futen me forcë në shtëpi nga dritarja e dhomës së gjumit, i vodhin 1400 euro

Rastet e vjedhjeve në Kosovë janë rritur javëve të fundit. Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Një qytetar ka raportuart në polici se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë nga kati dytë nëpër një dritareje të dhomës së gjumit.

Ata kanë demoluar në të gjitha dhomat e katit të dytë të shtëpisë dhe sipas ankuesit kanë vjedhur para të thata njëmijë e katërqind(1400)€ si edhe stoli…

Rasti mbetet nën hetime./Indeksonline/