75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / k.v

LIVE/ Nis seanca për buxhetin 2021

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Seanca sapo ka nisur dhe ajo po drejtohet nga kryetarja Vjosa Osmani, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu në këtë seancë do të votohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Në sallë janë 74 deputetë.

PDK-ja është deklaruar se do ta votojë Projektligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare./IndeksOnline/