75 Mall Live Search
12:15 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / k.v

Aliu-Qeverisë: I keni ndezë “sharrat” diku me Projektbuxhetin e vitit 2021

Kryetari i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se projektbuxheti nuk është në interes nacional.

“Sa herë që thirret në këtë Kuvend për interes madhor nacional, nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po dhezet sharra, sa herë që e përmendni ju ne e kemi të drejtën të mendojnë që me këtë projektbuxhet e keni dhezë sharrën dhe këtë mos na e pshtillni me interesin nacional”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë po ashtu se projektbuxheti i Qeverisë është jolegjitim.

“Po e thirrni ju dhe jo Qeveria, sepse Qeveria po dihet që është jo legjitime, kjo Qeveri nuk është zgjedhur asnjëherë, sepse është jo legjitime. Prandaj që në start, legjitimiteti juaj nuk ekziston, ju nuk keni të drejtë të sillni projektbuxhet dhe po shikoni të vazhdoni të bëni zi e më zi”, tha Aliu.

Shefi i deputetëve të VV-së tha se projektbuxheti nuk ka ndarë mjete për shëndetësi e arsim, por për insfrastrukturë.

“Ky projektbuxhet s’ka asgjë për shëndetësi, keni shtu buxhet për infrastrukturë e ne jemi në krizë të pandemisë”, u shpreh ai.