75 Mall Live Search
14:06 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / k.v

Skandaloze: Në Dragash e vrasin me armë zjarri drenushën skaj rrugës

Një akt i shëmtuar ka ndodhur pak çaste më parë në Komunën e Dragashit, ku persona të panjohur kanë vrarë me armë zjarri një drenushë në rrugën midis Dragashit dhe Restelices.

Fotografitë e drenushës së vrarë i ka postuar në rrjetet sociale fotografi i njohur Blerim Bytyçi.

IndeksOnline, ka kontaktuar përmes telefonit me Bytyçin, i cili e shpjegoi më në detaje këtë akt të shëmtuar.

“Po unë isha duke udhëtuar me makinë dhe e hasa në rrugë këtë drenushë, në fillim mendova se e kishte shtypur ndonjë makinë, mirëpo kur u afrova afër e pashë se ajo ishte qëlluar me armë zjarri në qafë, aty shihej se personat e panjohur e kishin tërhequr zvarrë dhe kishin tentuar ta merrnin me vete, mirëpo si duket ata janë larguar pasi që kanë parë lëvizjet e makinave”, ka thënë Bytyçi.

Vrasja e drerëve është vepër penale dhe është e ndaluar rreptësisht në bazë të ligjeve në fuqi, në Kosovë./IndeksOnline/