75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / A. A

Challandes: Nëse bëhemi si Liverpooli, do të kemi sukses

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka marrë shembull mentalitenin e futbollistëve të Liverpoolit për të gjithë ata që duan të kenë sukses.

“Lojtarët e talentuar e qesin veten në shërbim të të tjerëve dhe pa dyshim suksesi do të ishte për të gjithë”, ka thënë zvicerani për “Le Temps”-in.

69-vjeçari ka folur edhe për kualifikimet e kampionatit botëror “Katari 2022”. Ai shpreson që do të lejohen shikuesit në stadium, transmeton Indeksonline.

“Ne do t’i luajmë kualifikimet, përveç nëse situata me pandeminë përkeqësohet. Nëse jeni në Prishtinë, shihni 13.000 njerëz që e përjetojnë lojën me shpirt, mijëra të tjerë janë rreth stadiumit, emocionalisht është e mahnitshme. Nëse nuk ka publik, nuk është e njëjta ngjarje, nuk është i njëjti sport. Sot, unë e bëj punën time sa më mirë që mundem, por nuk e kam më atë anën pasionante”, deklaroi Challandes.

Kosova do të nisë kualifikimet e botërorit në mars të vitit 2021 kundër Suedisë në Prishtinë.

/Indeksonline/