75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 11 të vdekur dhe 83 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitiv.

Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej  419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për COVID, ndërsa numri i të prekurve është 81 804, dhe rastet aktive pas dy muaj bien nën 20 mijë, ekzaktësisht sot raste aktive kemi 19 698.