75 Mall Live Search
20:58 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Ambasada amerikane: Pika e kalimit në Merdare, një hap i madh përpara në lehtësimin e tregtisë midis vendeve

Ambasada Amerikane në Kosovë shpreson të lëvizë më shpejt pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërtesa e përbashkët e financuar nga BE në Merdare u bë plotësisht operacionale në 24 dhjetor, kur autoritetet serbe u zhvendosën në strukturën e përbashkët. Falë BE-së dhe partnerit të saj implementues Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), të gjitha korsitë janë të hapura për biznes”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane.

Ata kanë bërë të ditur se kjo përpjekje është një hap i madh përpara në lehtësimin e tregtisë dhe tranzitit midis vendeve, duke shkurtuar kohën e pritjes përgjysmë, duke ulur kostot komerciale dhe duke ndikuar pozitivisht në udhëtimet tregtare dhe personale.