Shega një ”bombë” e vërtetë me vlera ushqyese, të gjitha arsyet pse duhet ta hanë të gjitha moshat!

Në tryezën e fundvitit nuk duhet të mungojë kurrsesi shega, simbol i mirëqenies, jetëgjatësisë dhe mbarësisë. Mirëpo nuk duhet të prisni datën 30 dhjetor për të konsumuar frutin e përgjakshëm, pema e të cilit mund të rrojë deri në 200 vjet.
Përkundrazi tani shegët duhet t’i hani pothuajse çdo ditë dhe pa u menduar gjatë.
E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Të gjithë këta përbërës luftojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës. Shega është e pasur me flavonoide, përbërës që i bën më elastike venat, duke pastuar venat e oksiduara dhe parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.
Studimet e fundit kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i shegëve balancon çrregullimet hormonale dhe ndryshimet e gjendjes emocionale tek femrat gjatë menopauzës.
Por edhe meshkujt mund t’i marrin më të mirën këtij fruti. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Lëngu i shegës shërben gjithashtu për të luftuar virozën tek fëmijët dhe njerëzit e moshës së tretë, forcon sistemin imunitar, largon toksinat nga organizmi, përshpejton trejten etj.