Deçan, një femër njofton policinë: I dashuri më ka sulmuar fizikisht…
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kanosje, në Deçan.
Një femër ka njoftuar policinë se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi, transmeton IndeksOnline.
“Deçan 27.12.2020-18:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/