Tentoi ilegalisht të hynte në Kosovë, arrestohet shqiptari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fshatin Selishtë të Hanit të Elezit ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili kishte tentuar ilegalisht të kalonte vijën kufitare, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja ka ndodhur në ora 15:55 minuta. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.