Shpallet aktgjykim ndaj 2 të akuzuarve që ushtruan prostitucion në një qendër masazhi në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve F.B., dhe A.G., për shkak se:
– Se prej datës së pavërtetuar e deri më 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit katër (4) të dëmtuara. Kjo në atë mënyrë që punësonin vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë, ku gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit më 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i simuluar me urdhëresë të gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 eurosh për masazh dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit policor shërbim seksual në këmbim të të 50 eurove, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn policia duke e kapur në flagrancë,
- kësodore kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 234 par. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Andaj gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar:
- Të akuzuarit F.B., Dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) eurosh, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 22.11.2019, deri më 22.12.2019
- Të akuzuarit A.G., Dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) eurosh, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 22.11.2019, deri më 22.12.2019
Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve gjykata u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:
- Konfiskimin e tri (3) monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë (5) monedha letra 10 euro (5×10=50), tri (3) monedha letre 5 euro (3×5=15),
- Telefon Samsung DUO J4
- Telefon Samsung A5
Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete – sende me të cilat është kryer vepra penale.
Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 eurosh dhe shumën prej 30 eurosh në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.