75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Komisioni për Shëndetësi aprovon amandamentet për përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infemierëve

Albena Reshitaj, kryetare e Komisionit të shëndetësisë, me një postim të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se sot kanë miratuar amendamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infemierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.

Ajo ka thënë se presin nga deputetetët që t’i përkrahin amendamentet.

Ky është postimi i plotë i saj:

Para votimit të buxhetit të shtetit sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Në Komision mbështetëm dhe miratuam amendamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infemierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.

Gjithashtu përkrahëm kategorinë e invalidëve të luftës dhe invalidëve civilë për riparimin dhe rregullimin e protezave të nevojshme për ta.

Shpresoj se të gjithë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare të reflektojnë sot dhe të përkrahin amendamentet e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.