75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / A. M.

Nisma propozon amandamente që kanë të bëjnë me stafin për dy çerdhe të reja në komunën e Malishevës

Sot pritet të votohet në lexim të dytë ligji për buxhetin e vitit 2021. Në seancën e sotme që do të nis në ora 14:00, Nisma Socialdemokrate ka propozuar disa amandamente.Në mesin e këtyr janë dy amandamente që kanë të bëjnë me planifikimin financiar për stafin e rë të cërdheve të reja në Malishevë dhe fshatin Kijevë.

“Duke u bazuar në nevojat për të konsoliduar sistemin arsimor të Komunës së Malishvë, bazuar edhe në qarkoren buxhetore të ministrisë së Financave dhe udhëzimeve administrative e shkresave zyrtare të MAShT-it, kërkojmë nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës dhe ministria e Financave, që në planifikimet buxhetore për vitin 2021, të krijojnë një linjë buxhetore për paga për stafin e cerdhëve të reja për fëmijet në Malishevë dhe Kijevë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për këto amandamente.

No description available.

Është pikërisht deputejta e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshe Krasniqi, që ka postuar në llogarinë e saj këto amandamente dhe disa foto me shefin e Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

“Zëri i Nismës Socialdemokrate për më ju dalë zot qytetarëve dhe me ju lehtësu jetën s’ka më mungu asnjëhërë”, ka shkruar ndër të tjera deputetja Krasniqi.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.