Premier Liga në hall, 18 lojtarë rezultojnë pozitiv në testimet e fundit

Premier Liga së fundmi ka bërë testimet e 1.479 lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve të ekipeve për koronavirusin.
Në rezultatet e marra rezulton që 18 persona kanë rezultuar pozitivë, transmeton Indeksonline.
Gjatë ditës së djeshme, skuadra e Manchester Cityt konfirmoi 5 raste me koronavirusin brenda skuadrës.
Për shkak të kësaj, u anulua dje ndeshja midis Evertonit dhe Manchester Cityt./Indeksonline/