Live nga vendi ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit që la 12 persona të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një objekt afarist në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
12 persona të lënduar janë nisur drejt Emergjencës, ndërsa sipas burimeve të IndeksOnlinet brenda QKUK-së, shtatë prej tyre janë me lëndime të rënda nga djegia.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnlinen se sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi).

“Bazuar në të dhënat e deritashme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona dhe ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit njësitet e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes, të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje, ndërsa tani ekipi ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po sjell pamje të drejtpërdrejta.