Aksident tjetër në magjistralen Pejë-Klinë, bllokohet rruga për qarkullim (Video/foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak qesteve në magjistralen Pejë-Klinë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit.
Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për të lënduar.
Qarkullimi i automjeteve është bllokuar aktualisht derisa njësia e trafikut të merret me hetimin e aksidentit./IndeksOnline/