75 Mall Live Search
17:29 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Shkon në 5 numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci

Kroacia u trondit nga një tërmet 6.4 ballësh në mesditën e sotme.

Petrinja ishte qyteti i cili u godit më së shumti dhe se gjysma e qytetit është shkatërruar.

E ambasadori Gëzim Kasapolli ka thënë se kanë marrë informacione se janë konfirmuar edhe katër viktima të reja nga tërmeti i sotëm.

Kasapolli në T7 po ashtu tha se situata është e rënduar dhe qytetarët janë me frikën e pasgoditjeve të tërmetit.