75 Mall Live Search
18:53 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / C E

Edhe një ndeshje e Premierligës në dyshim pas paraqitjes së rasteve me koronavirus

Ndeshja në mes të Fulhamit dhe Tottenhamit e planifikuar të zhvillohet të mërkurën mbrëma mund të shtyhet për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid 19.

Sipas “The Athletic”, një numër i madh i stafit të Fulham kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, që e ka bërë të dyshimtë zhvillimin e ndeshjes së Premierligës.

Trajneri i Fulham, Scott Parker do të kthehet në garë për ndeshjen nëse do të jepet drita jeshile, pas përfundimit të një periudhe 10-ditore të vetë-izolimit pasi një anëtar i familjes së tij doli pozitiv për Covid-19.

Lajmi vjen disa orë pasi Premier League konfirmoi se ka 18  teste të reja pozitive Covid-19 midis lojtarëve dhe stafit, totali më i lartë javor.

Më parë është shtyrë edhe ndeshja e Manchester Cityt si mysafir i Evertonit për shkak të paraqitjes së rasteve. /IndeksOnline/