75 Mall Live Search
07:27 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Ministri i Jashtëm italian sot viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të vizitojë sot Kosovën, me ç’rast do të vizitojë trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Me këtë rast ministri italian do të pritet në takim nga homologia Meliza Haradinaj-Stublla.

Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në ora 11:10.