12:33 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Serbia nuk ia dërgon letrën BE-së për rastin e Kosovës e Katalonisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se letra për Bashkimin Evropian, me rastin e referendumit katalanas është gati dhe see ka firmosur atë, por kryeministrja Ana Brnabiq nuk do ta dërgojë atë nesër në Bruksel.

Sipas kreut të shtetit serb, mosdërgimi i saj po bëhet me kërkesë të Spanjës për të mos e përkeqësuar situatën në atë vend.

Vuçiç shpjegoi në një konferencë shtypi se letra do të nënshkruhet nga kryeministrja pas vizitës së saj në Bruksel, sapo të miratohet nga Qeveria, raporton Blici serb.

Shtyrja e kohës për dërgimin e letrës në BE “nuk do të thotë, megjithatë, se presidenti dhe qeveria të heqin dorë nga këmbëngulja në përgjigjet që ka ndërmend të dërgojë blloku, dhe mbi të gjitha – që Katalonia nuk mundet ta shpallë pavarësinë, kurse pavarësia e Kosovës mund të shpallet legale”.

Ai në një konferencë për shtyp që e mbajti me Komisionerin Evropian për Çështje Humanitare, Christos Stylianides bëri me ditur se në takim folën edhe për bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Beogradi kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi

Letrë, zyrtarëve të Brukselit ishte paraparë që t`ia dorëzonte personalisht kryeministrja serbe, Ana Brrnabiq në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor, transmeton Klan Kosova.