75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Këshilltari i Pacollit: Na duhet një datë e qartë se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë

Këshilltari I kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se duhet të dihet qartë se kur Kosova do të pajiset me vaksinën kundër Covid-19 dhe po ashtu duhet të dihet sa vaksina mund të sigurohen.

Ai ka shtuar se kryeministri Hoti, Hoti duhet të negociojë me kompanitë drejtpërdrejt për blerjen e vaksinave sepse kjo është një garë tani midis vendeve.

Postimi i plotë i tij:

Kosova si e gjithë bota po kalon pandeminë. Sfidat janë të njëjta, askush nuk preket më pak.

Është e rëndësishme që qeveria të shpall një plan të qartë për vaksinimin nga covid19. Na duhet një datë e qartë se kur do të vijnë vaksinat, sa vaksina mund të sigurohen dhe të përgatisim sistemin tonë të kujdesit shëndetësor për të zbatuar vaksinimin, i cili do të ishte më i madhi në historinë tonë. Kryeministri Hoti duhet të negociojë me kompanitë drejtpërdrejt për blerjen e vaksinave sepse kjo është një garë tani midis vendeve:

Nuk duhet të presim shumë ndihmë nga të tjerët, sepse të gjithë do të përpiqen ta sigurojnë vaksinen më parë. Sa më shpejt të fillojë vaksinimi, aq më shpejt do të dalim nga kjo pandemi e shekullit.