Adriana Matoshi paralajmëron: Ata që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme, do të përballen me gjykatën

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi ka paralajmëruar të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin e saj, duke trilluar lajme të pavërteta se do të përballen me gjykatën.
“Qe disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve. Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto ‘portale’”, ka shkruar midis tjerash Matoshi në llogarinë saj në Facebook.
Shkrimi i saj i plotë:
Përshëndetje miq,
Tash e sa kohë jemi mësuar me degradimin e gazetarisë në vendin tonë.
“Qe disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme, duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve. Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto’portale'”.
Përmes këtij statusi unë dua që t’i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim, duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën.
Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t’i ndalni këto gjana, mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër.
Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë!