Ahmeti: E provova edhe vet testin antigjen të shpejtë COVID, rreth 140 po kryhen në Prishtinë brenda ditës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se ka provuar testin antigjen të shpejtë COVID që ka nisur Komuna para dhjetë ditëve.
Ai thotë se rreth 140 testë të tilla po kryehen brenda ditës, dhe 35-40 po dalin pozitive.
Ky është postimi i plotë:
Sot e provova vetë testin antigjen të shpejtë covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për tu administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.
Po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët.
Edhe pak! Tuneli ka fund!